Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka treguar se kishte një telefonatë me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Lekaj ka thënë se ish-presidenti Thaçi e ka uruar për Krishtlindje.
“Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun tim Presidentin Hashim Thaçi. E falënderoj për kohën dhe mundësinë për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen. Uroj që Presidenti Thaqi bashkë më luftëtarët e tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.