Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur shkurtimisht para mediave pas takimit që pati në njërin nga hotelet e Prishtinës me partnerët e koalicionit, Telegramisot.com
Haradinaj ka thënë se ishte ai që e ka ftuar këtë takim, e se në të është biseduar për shumë aspekte të dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë takim i pari i AAK’së, e ka quajtur të dobishëm.
“E kam ftuar këtë takim me kryeministrin Mustafa dhe z.Limaj dhe i kemi biseduar shumë aspekte të dialogut, besoj që ka qenë një takim i dobishëm”, tha ish’kryeministri.
Megjithatë, deklarimi i Haradinajt para gazetarëve nuk ka vazhduar më shumë, pasi që i njëjti ka pasur disa probleme me kollitjen gjatë deklarimit.