Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur sot tubim me qytetarët e Mitrovicës, ku ndër të tjerë mbajti fjalim edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili duke ua kërkuar votën u premtoi që do të punojë për Trepçën.
“Mitrovica, sikur tërë Kosova, ishte dhe do të mbetet një dhe e pandarë. Jemi zotuar për Kosovën unike, me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur! E themeluam ushtrinë dhe na është njohur e drejta në mbrojtje. Fuqizuam policinë tonë, e cila, dëshmoi se ligji zbatohet në çdo cep të Kosovës. E rikthyem gjigantin Trepça në pronësi 100% të Kosovës dhe me po atë vendosmëri do ta revitalizojmë me investime qindra milionëshe. Më 6 tetor, Mitrovica i thotë po referendumit për 100% shtet”.