Edhe pas një postimi ku tregoi pakënaqësitë e tij, Ramush Haradinaj megjithatë do të qëndrojë në Qeveri.
Express mëson se kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, është tërhequr nga kërcënimet e tij ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, se do ta lë Qeverinë.
Pak minuta më parë, Haradinaj shkroi në Facebook, se nuk e pranon marrëveshjen për të cilën janë dakorduar dje në Shtëpinë e Bardhë kryeministri Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Sipas Haradinajt, sot në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet një marrëveshje tripalëshe, që e përfshin edhe Ujmanin.
“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.
AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj pak më parë.