Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj – Stublla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e saj islandez, Gudlaugur Thor Thordarson.
Haradinaj – Stublla ka shprehur mirënjohjen për mbështjetjen e Islandës ndaj Kosovës, duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Më poshtë postimi i plotë:
Zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Islandës, Gudlaugur Thór Thórdarson.
Shpreha mirënjohen time për mbështetjen e Islandës ndaj Republikës së Kosovës duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe.
E falënderova z.Thórdarson për bashkëpunimin e Islandës në fushën e sigurisë përmes KFOR-it, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon.