Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se në qeverisjen e re, pas 6 tetorit, do të rritet numri i policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve për ta rritur sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Ai ka thënë se me rritjen e brutoproduktit vendor deri në 2% për mbrojtje të atdheut, do të punësohen edhe 2.000 policë të rinj, 100 prokurorë dhe 100 gjyqtarë.
“Deri në 2 % të BPV-ja për mbrojtje të atdheut, +2000 policë shtesë për sigurinë në rrugë e lagjet tona, +100 prokurorë në betejën kundër krimit, +100 gjyqtarë shtesë në ndarjen e drejtësisë dhe zgjidhjen e lëndëve të panumërta që presin në radhë”, ka thënë Haradinaj
“Ky është zotimi im. Ja kemi borxh Kosovës, t’i mbështesim ata që ruajnë dhe mbrojnë qytetarin e shtetin”, ka shtuar ai në fund.