Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se personat e pagjetur nuk janë vetëm numra.
Sipas tij, ata mbesin plagë e hapur për kombin, dhembje që vazhdon edhe njëzetenjë vjet pas çlirimit.
“Ata nuk bënë ndonjë faj. Të kërkosh të jetosh i lirë në dheun e të parëve nuk përbën krim, por është një e drejtë e garantuar nga Zoti për secilin”.
“Në ditën kur bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që presin të dashurit e tyre. Me ta do të jemi derisa të zbardhet e vërteta dhe vendoset drejtësia”.