Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për nënën e tij, e cila thotë të ketë pasur një jetë të vështirë.
“Asaj ia kanë mbyt nanën edhe nanën e nanës. Të dyja në ofensivën e gushtit serbët i kanë masakruar, i kanë bërë copa copa”, tregoi Haradinaj në emisionin “Tète a Tète me Adelinën”.
“Nanës time që thotë populli i ra edhe prej djemve, edhe prej gjinie”, shpjegon ai.
Thotë se ajo i njeh mirë të gjitha temat dhe shpesh e këshillon.
“Është e dijshme. I ka këshillat më të mira. Unë pi kafe me nanën çdo mëngjes”, tha ai.
“Jam rujtë shumë mos me bo nervoz. Bëj shumë kujdes ndaj saj”, theksoi ai.