Në Koshare të Ferizajt, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim me banorët e kësaj ane.
Ai ka thënë se lista me kandidatët për deputetë e AAK-së dhe PSD-së, është listë e njerëzve që garanton Kosovën në kufijtë ekzistues.
“Kur kom folë për Kosovën si shpinë tonë, si shpija që duhet me pasë pragun e sigurt, pra kufinin, kom thanë që Lista 100%, ku jom une, ku osht Xhaviti, ku osht Hatixhja, ku osht Hoxha, ku osht Labi, osht listë e njerëzve të shpisë dhe këta njerëz të shpisë e garantojnë shpinë dhe e garantojnë edhe pragun e sigurt, kufinin e sigurtë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se e vlerëson maksimalisht Ferizajn.
“Asnjë projekt nuk ia kam kthyer Ferizajit. Të gjitha projekteve u kam thënë Po”, ka thënë tutje Kryeministri në detyrë.