Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ka kritika për mënyrën se si kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka udhëhequr me dialogun.
“Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hap gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”.
Haradinaj në T7 ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka bërë gabime në mënyrën se si ka shkuar të takohet me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
“[Avdullah] Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë [Miroslav] Lajçakut – e tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”.
Haradinaj pati kritika edhe për emërimin e Skender Hysenit si Koordinator Shtetëror për Dialog.