Ramush Haradinaj ka thënë se baza ajrore e NATO’s që u hap sot në Kuçovë të Shqipërisë është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit.
Kreu i AAK’së tha se sa më afër NATO’s “jemi më të lirë e më të sigurt” por shtoi se anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë aleancë do ta bënte sigurinë më të plotë.
“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë.”
Haradinaj e përgëzoi Shqipërinë për “rreshtimin e saj të natyrshëm në NATO”, ndërsa për qeverinë Kurti tha se po e turpëron Kosovës duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO’s.
“E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.