Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se konsolidimi i sistemit të sigurisë në Kosovë ka ndodhur gjatë qeverisjes së tij.
Paisjet e policisë, që janë shfaqur këto ditë në televizione, janë siguruar gjatë qeverisjes Haradinaj. “Pytne Hysamedinin drejtorin e polcisë, apo Shpend Maxhunin dhe ju tregojnë” tha Haradinaj në një debat televiziv me analistë, duke shtuar se nuk janë siguruar më paisje të reja nga qeveritë e tjera.
Ai rikujtoi se gjatë qeverisjes së tij, kriminelët serb nuk lejoheshin të bllokonin rrugët, e sot erdhi puna që ata të barazohen me policinë tonë.
“Ose ka një marrëveshje Kurti Vuçiq, ose po don me humb Kosovën si patriot, me bo sherre në veri, e me humbr krahina sikur Shkashvilli, por në fund me mbet patriot, e me thënë e humba veriun sepse hyra në sherr. Diçka ka këtu. Këto nuk janë krejt rastësi, këto që po i ndodhin vendit tonë” – sqaroi Haradinaj.