Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë dhe njohje reciproke në kufijtë ekzistues, kështu ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka përshëndetur lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Përshëndes lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.