Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tërhequr kërkesën për anëtarësim të Kosovës në organizatën Ndërkombëtare të Policisë – Interpol.
Për Klan Kosova këtë e ka konfirmuar zëvendësministri në detyrë, Izmi Zeka.
“Kryeministri Haradinaj ka kërkuar që aplikimi të shtyhet për vitin e ardhshëm”, ka thënë Zeka përmes telefonit.
Është hera e dytë që Haradinaj e tërheq kërkesën për Interpol, pasi që edhe kur kishte marrë mandatin më 2017 kishte vepruar njësoj.