I kandiduari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është duke zhvilluar takim me gra në vende të ndryshme të Kosovës.
Haradinaj para tyre ka prezantuar prioritetet e qeverisjes së tij katërvjeçare për këtë kategori si dhe ka shpalosur 100 prioritetet e qeverisjes së tij të ardhshme.
Më poshtë statusi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Gratë e Kosovës janë vet historia e saj dhe thelbi i ekzistencës sonë si shtet. Gjatë këtij mandati kemi punuar në vazhdimësi për të fuqizuar rolin e tyre në shoqëri. Falë masës afirmative për regjistrim të përbashkët të pronës, sot kemi rreth 5 mijë prona në emër të dy bashkëshortëve dhe mbi 91 mijë raste ku gratë kanë të regjistruara pronën në emër të tyre. Para zonjave të Suharekës, theksova se me programin qeverisës, ne synojmë që prodhuesit që punësojnë gra të kompensohen me gjysmën e pagës, të krijohet fond i posaçëm për punësimin e tyre, të ketë buxhet të veçantë për shtatzëna e lehona dhe shtesa të fëmijëve. Vota për 100% shtet është votë për një shtëpi të sigurt dhe rritje të mundësive shtesë për gruan e Kosovës.