Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të dalin në votime, njofton Klan Kosova.
Ai tha se dita e sotme është sukses për një Kosovë me demokraci kaq të mirë pasi çdo gjë deri tani ka shkuar mirë në të gjithë vendin.
Haradinaj votoi bashkë me bashkëshorten në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.