Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ishte ndjenjë e veçantë të ishte pjesë e përcjelljes së gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit në Suharekë, njofton Klan Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se festa e vjeljes së rrushit shpalos traditat më të bukura.
“Festa e vjeljes së rrushit shpalos traditat më të bukura mijëvjeçare në Therandë, e cila tashmë ka depërtuar në tregjet globale me verërat e saj cilësore dhe brendet e njohura, që pos se i japin vendit tonë impuls të rritjes ekonomike, e bëjnë pjesë të guidave turistike. Gjatë festivalit Festari, ndjenjë e veçantë të isha pjesë e përcjelljes së gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit si dhe degustimit të verërave të mrekullueshme të kësaj ane”, ka shkruar Haradinaj.
Image may contain: 2 people, food
Image may contain: 5 people, people smiling, people standing, sky, crowd, wedding and outdoor