• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Haradinaj e quan Edi Ramën gënjeshtarë

20/11/2019 - 15:33:34
Haradinaj e quan Edi Ramën gënjeshtarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, janë duke bërë përpjekje për të shtyrë përpara idenë e krijimit të një minishengeni ballkanik, që sipas tyre do të sillte përfitime për rajonin.

Megjithatë, në Kosovë një ide e tillë është totalisht e papranuar, e lidhur me këtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se

Lexo më shumë

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
20
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
10

Kosova po izolohet dhe vetëpërjashtohet, duke mos pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë.

E këtyre deklaratave u ka dhënë përgjigje në mënyrë ironike kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka pyetur sot se “kush është kryeministri Rama t’i kallëzojë Kosovës çka është duke u bërë me Kosovën”.

“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzoj Kosovës çka o ka bohet me Kosovën. Le të kallëzojë ai qysh i ka mbajtë zgjedhjet veç një parti, nëse koka aq i mençur e po i ditka krejt punët e rajonit e Kosovës. Ai le të kallëzojë qysh veç ni parti i mbajti zgjedhjet në Shqipëri.
Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, ka thënë sot Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Ndër të tjera Haradinaj tërthorazi e ka përmendur edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.
Kreu i Qeverisë, gjithashtu, i ka dhënë përgjigje Ramës edhe për zhvillimet në Samitin e Berlinit.

Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë në Opinion kishte thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i kishte thënë Haradinajt në Berlin se nëse do ta hiqte taksën Kosova brenda 6 muajve do të merrte liberalizim të vizave.

Një gjë të tillë e ka demantuar sot Haradinaj, duke thënë se deklarata të tilla nuk qëndrojnë.

“Nuk qëndron ajo që ka thënë ai, ato janë krejt pallavra. As kryeministri Macron as kancelarja Merkel nuk e kanë qitë në tavolinë, qe vizat, hiqe taksën. Unë i Kosovës jam, nëse i dhemb dikujt heqja e vizave nuk do ta pranoja atë. Nuk janë ata të tillë, janë shefa të shteteve, nuk punojnë ashtu, i kanë do formula, do kritere qysh bëhen këto punë”, ka potencuar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë ka thënë se veprimeve të Edi Ramës po ua sheh sherrin edhe Kosova.

“Nëse është kështu pse s’po ia japin negociatat z. Rama nëse qenka kaq i mençur. Dobësitë e tij po i bëjnë dëm edhe Kosovës beso”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Në fund teksa ka folur për idenë e prekjes së kufijve, Haradinaj ka thënë se një ide e tillë ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.

“Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse ka qenë shkatërruese për mua për qeverinë. Jom detyru me luftu kundër asaj ideje”, ka përfunduar Haradinaj.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
Lajme

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
20
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
Lajme

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
10
Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
31
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
27
Next Post
Haradinaj merr vendimin: Më 28 Nëntor do të jetë ditë pushimi

Haradinaj merr vendimin: Më 28 Nëntor do të jetë ditë pushimi

Më të fundit

  • Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
  • Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi