Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është asi i cili aktualisht i kontrollon të gjitha institucionet.
“Është një diktaturë e pastër. Kryeministrin VV, Kryeparlamentarin VV, Presidenten VV, është kandidate e tij, zoti Zyba ka tregtu vota është i tyre. Zgjedhja e Osmanit Presidente ishte mision i Kurtit, Kurti i kontrollon të gjitha institucionet, zoti Kurti është lideri Suprem”, tha ai.
Më tutje Haradinaj, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti i ka quajtur “tugjar”.
“Janë tugjar politik, te dytë”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Gjithashtu, Haradinaj është shprehur se ka shpresuar se do të kenë bashkëpunim me Kurtin por që ai i ka kaluar edhe pritjet e tij.