Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmoren Mervete Maksutaj, e cila ra heroikisht duke shpëtuar shokët e saj të plagosur.
Ai ka thënë se Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj duke shtuar se Kosova është e nderuar që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice.
“Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës”, shkroi ai.
Më poshtë statusi i plotë i Haradinajt.
Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj. Ajo u ndërtua nga heroizmi i tyre.
Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës.
Disa dhjetëra kilometra më larg, djemt e Pashtrikut, Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan, Isak, Sedat, Hida e Ismet Hoti, do të bien heroikisht në kufirin Kosovë – Shqipëri, duke sjellë armët e lirisë.
Lum Atdheu që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice.