Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, do të mbajë një konferencë për media.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, është bërë e ditur se Haradinaj do të mbajë konferencë të përbashkët me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
“Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mban konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet në orën 09:30 në ndërtesën e Qeverisë.