Deputeti dhe kreu i AAK-së, Daut Haradinaj, në fjalën e tij para deputetëve të Kuevndit të Kosovës, ka thënë se tani është vonë me thirrë qeverinë në përgjegjësi ose reflektim. Sipas tij, tani është kryesore t’u bëhet thirrje qytetarëve për vaksinim dhe të kujdesën për vete sepse, sipas tij, Qeveria nuk ka qenë këtu me u kujdes për ta.
Haradinaj i është drejtuar me dy pyetje Kryeministrit Kurti, i cili po ashtu është i pranishëm në seancën e parë të Kuvendit sa i përket sesionit vjeshtor.
Pyetjen e parë ia ka drejtuar për Nexhat Krasniqin, ish-shefin e prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.
“Kryeministër kam pytë tre ministra të juaj, atë të Drejtësisë, të Transportit dhe Minsitri i Rendit, për babën e tënderëve për një kryehajn që emrin e ka Nexhat Krasniqi, sipas këtyre tre ministrave. I pyes çdo seancë, nuk më kanë dhënë përgjigje, kur kam qenë kryeministër i kam respektu si deputetë, ju kam dhënë përgjegje jam interesu për pyetjet e tyre, e kam gjetë kush është personi dhe ka rezultu se ai është largu nga puna. Tani nuk e di të vërtetën e ketij njeriu, por po ju pyes ju a e dini për Nexhat Krasniqin, që më kanë pyet tre ministrat e juaj, a është Nexhati ende kryekriminel, baba i tenderëve, ku e di unë, apo është i mirë ai. Apo ju kryeministër dhe tre ministrat e juaj jeni më të këqi se Nexhati. Do të ju shkruaj edhe letër për ketë”, ka pyetur Haradinaj Kurtin.
Ndërsa, pyetja e dytë lidhet me ministrin Liburn Aliu.
“Pyetjen e dytë e kam për dy shokë të mi, Fatmir Humollin dhe Gani Krasniqin, dytë du me i pyet qysh ka kalu Liburni në Beograd dhe çka është puna e qetij koridori të hekurudhave si diçka e re”, ka përfunduar ai.