Projekti për ndërtimin e rrugës Deçan Plavë e i ndërprerë në gjysmë nga qeveria e Kosovës pas ndërhyrjes së Kishës Serbe dhe Beogradit, për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj është vetëm çështje kohe se kur do të rinisin punimet.
Haradinaj thotë se është mungesa e buxhetit arsyeja e ndërprerjes së punimeve.
“S’kishim buxhet sepse do të ishte e kryer” – ka deklaruar ai për indeksonline.
Ai madje akuzon për këtë ish-kryeministrin Albin Kurti.
“Projekti është i ndërprerë sepse qeveria Kurti ia ka heq buxhetin, fatkeqësisht…” – ka thënë Haradinaj.