Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, para hyrjes në Kuvend ka deklaruar se është i palëkundur në punën e tij nëse sovrani e voton gjatë zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti.
Ai ka shtuar se nëse puna e tij ka qenë e drejtë, këtë do ta vendosin votuesit dhe është zotuar se do ta vazhdojë agjendën e tij politike aty ku e ka lënë.