Qeveria në detyrë ka mbajtur dje (31 maj, 2020) një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e Covid-19.
Pas mbledhjes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, kanë prezantuar hapjen e fazës së tretë, njofton Klan Kosova.
Një ndër vendimet e shumta që janë ndërmarrë dje ka qenë edhe hapja e kufijve tokësorë.
“Më datën 13 mars e patëm marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe në këtë mënyrë hapim kufijtë tokësorë”.
Sot zyrtarisht është bërë hapja e pikës kufitare në Vermicë.
Kurti ka bërë të ditur se personat të cilët qarkullojnë nëpër pika kufitare janë të detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare”.