Biznesmeni Elton Ilirjani ndodhet pranë Parashqevi Simakut pasi nëpër media u bë publike gjendja e saj jo e mirë me të cilën artistja po jetonte prej vitesh në Amerikë.
Tashmë ai ka bërë publike dhe një llogari bankare e hapur për t’i dhënë mundësinë gjithë qytetarëve që t’i vijnë në ndihmë ikonës së viteve ’80-të.
“Ky “GoFundMe” është hapur me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për përkujdesjen shëndetësore të këngëtares për t’i rikthyer asaj admirimin që kombi ka ndaj saj”, ka shkruar Elton Ilirjani në përshkrimin e kësaj fushate.