Me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin e këtij shteti dhe udhëheqësit e saj. Ai tha se Zvicra është ndër vendet mike që kanë përkrahur më së shumti shtetin dhe popullin e Kosovës.
Haliti po ashtu ka shprehur falënderime për gjithë angazhimet dhe mbështetjen financiare që po jep Qeveria e Zvicrës, për realizimin e projekteve të gjithmbarshme në Kosovë, e që drejtpërdrejt kanë të bëjnë me mirëqenien qytetare, shkruan Telegramisot.com
Ai ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen me organizatat qeveritare dhe joqeveritare të shtetit helvetik.