Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e rastit të hapjes së panairit të karrierës dhe të studimeve jashtë vendit të organizuar nga Kolegji Universum në Prishtinë. Përndryshe në këtë ceremoni rasti kanë marrë pjesë mysafir dhe pjesëmarrës të shumtë.
Sipas organizatorëve në këtë takim është pritur të marrin pjesë biznese dhe organizata të ndryshme si dhe përfaqësues të universiteteve të shteteve të ndryshme të Evropës si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja.