• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Haliti: Kosova duhet ugjentisht të fillojmë zbatimin e detyrave të shtëpisë, sado të vështira të jenë ato

27/09/2024 - 15:09:19
Haliti: Kosova duhet ugjentisht të fillojmë zbatimin e detyrave të shtëpisë, sado të vështira të jenë ato

Kanë kaluar që katër vite që Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare. E fundit në këtë drejtim ishte ajo e Izraelit me rastin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Në një mënyre gjatë këtij harku kohor, Kosova është gjendur një status quo, sa i përket aspektit dimensionit ndërkombëtar të shtetësisë. Duke shtuar edhe faktin se është bllokuar edhe zbatimi i Marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksi i Ohrit, që po ashtu konsiderohet si kusht i agjendës integruese euro-atlantike.

Lidhur me këtë çështje deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, në një prononcim për TV Arbëria tha se përgjegjësitë kryesore bien, mbi institucionet e Kosovës, ato janë gabime dhe papërgjegjësi të Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovë.

Lexo më shumë

Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

A i ka votat për Qeverinë Konjufca?

November 6, 2025
2
Kurtin e Osmanin i presin në takim dy senatorët amerikanë

Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”

November 6, 2025
9

Sipas tij, arsyeja kryesore është papjekuria politike, ndërrimi i kursit politik, nga stafeta e marrur për bashkëpunim nga qeveritë e kaluara.

“Përgjegjësitë kryesore bien, mbi institucionet e Kosovës, ato janë gabime dhe papërgjegjësi të Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovës. Arsyeja kryesore është papjekuria politike, ndërrimi i kursit politik, nga stafeta e marrur për bashkëpunim nga qeveritë e kaluara, mosbashkëpunimi me përendimorët në kuptimin pozitiv dhe të sinqertë, për të gjithë hapat e arritur së bashku”, tha Haliti.

Ai për kryeministrin Kurti thekson së po deklaron që Kosova është shteti më demokratik në Evropë por unë s kam dëgjuar deri sot që përendimi i ka vënë sanksione shteteve demokratike.

“Por ajo që është kryesorja, ne nuk duhet të pretendojmë të ndërtojmë shtet militarist por një shtet ndër më paqësorët në rajon. Albini po thot që është shteti më demokratik në Evropë, por unë s kam dëgjuar deri sot që përendimi i ka vënë sanksione shteteve demokratike.”

Haliti vlerëson se Kosova nuk ka diplomaci me influencë as me kompetencë të theksuar në qarqet ndërkombëtare, derisa shton duke thënë se qeveria dhe pushteti aktual ka vetëm një përgjegjës i cili ka rënë nën influencën e qarqeve kundërshtuese të pavarësisë së Kosovës.

“Ky stagnim është përgjegjësi e qeverisë së Kosovës, e cila akoma se ka kuptuar se si funksionon bota e shekullit njëzet e një. Kosova s’ka diplomaci me influencë as me kompetencë të theksuar në qarqet ndërkombëtare. Fuqia e diplomacisë së Kosovës është vetëm në Kosovë, e jo në ambasada apo në ministri të veçanta. Qeveria e Kosovës s’mund t’i caktoj detyra përendimorëve, as NATO – s por duhet të filloj zbatimin e detyrimeve që kemi për ta finalizuar pavarësinë e Kosovës. Qeveria dhe pushteti aktual ka vetëm një përgjegjës i cili ka rënë nën influencen e qarqeve kundërshtuese të pavarësisë së Kosovës. Përgjegjësi është Kryeministri i cili me veprimet e veta, e ka nxierrë trenin nga binarët që isht nisur Kosova pas shpalljes së pavarësisë”, potencon ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Haliti bën apel që ugjentisht duhet të fillojmë zbatimin e detyrave të shtëpisë, sado të vështira të jenë ato.

Tutje, ai thotë se veprimet që do ndërmerrte Qeveria në politikën e jashtme duhet të burojnë nga Uashingtoni, Brukseli, Londra e Tirana. E kuptoj që s’është e lehtë të ndryshohet kursi i tanishëm politik (për shkak të betejës elektorale) por lidershipi i fortë duhet të ketë guximin të integrohet në politikbërjen, që i hapë perspektivën Kosovës e Rajonit

“Urgjentisht duhet të fillojmë zbatimin e detyrave të shtëpisë, sado të vështira të jenë ato. Të qenit sot lider nuk dmth. Të mbajsh fjalime, për konsum të brendshëm, por të ruash miqësinë dhe ta forcosh atë me vendet përendimore, me fqinjët të bisedosh për arritjen e ç’tensionimit të raporteve ndërmjet vendeve tona, të përpiqesh të bësh politika, që i përkasin shtetit të së drejtes, të liberalizosh ekonominë e tregut, të gjeshë gjuhën e bashkëpunimit me opozitën dhe komunitetet Nacionale, të koncentrohesh në zhvillimin ekonomik, t’i përkushtohesh arsimimit ekselent të gjeneratave, përkujdesjes për shëndetin e popullit etj. Politikat konfliktuoze e zhurma për luftën e mundëshme të ndërpritet. Mendoj që veprimet që do ndërmerrte Qeveria në politikën e jashtme duhet të burojnë nga Uashingtoni, Brukseli, Londra e Tirana. E kuptoj që s’është e lehtë të ndryshohet kursi i tanishëm politik (për shkak të betejës elektorale) por lidershipi i fortë duhet të ketë guximin të integrohet në politikbërjen, që i hapë perspektivën Kosovës e Rajonit”, është shprehur ai.

Sipas tij, lufta e vazhdueshme kundër komunitetit Euro-Atlantik është shumë e gabueshme dhe e papranueshme nga të paktën 90% e popullit të Kosovës, derisa thotë se shumicën e njohjeve i kemi dhuratë nga ata që na ndihmuan të fitojmë lirinë e pavarësinë.

Nërkaq, Haliti vlerëson se gjendjen që e kemi sot e ka sjellë politika e Kopështit të Qeverisë Kurti.

“Lufta e vazhdueshme kundër komunitetit Euro-Atlantik është shumë e gabueshme dhe e papranueshme nga të paktën 90% e popullit të Kosovës. Shumicën e njohjeve i kemi dhuratë nga ata që na ndihmuan të fitojmë lirinë e pavarësinë. Kosova nëse fillon zbatimin e obligimeve që kemi, do na njohin edhe pesë shtetet e BE – s që s’na kan njohur, do pranohet në institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe disa nga vendet Evropiane do përdorin influencat e tyre në vendet e Amerikes Latine, të Azisë e Afrikës. Mendoj që gjendjen që sot e kemi e ka sjellë politika e Kopështit të Qeverisë Kurti”, përfundoi Haliti për TV Arbëria.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri
Lajme

A i ka votat për Qeverinë Konjufca?

November 6, 2025
2
Kurtin e Osmanin i presin në takim dy senatorët amerikanë
Lajme

Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”

November 6, 2025
9
Ja çka thot Ambasada e Kosovës në Shkup për  vdekjen e 25-vjeçares në Tetovë
Lajme

Ja çka thot Ambasada e Kosovës në Shkup për vdekjen e 25-vjeçares në Tetovë

November 6, 2025
24
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

U gjet pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova në Tetovë

November 6, 2025
17
Jarinja, cak për propagandën ruse
Lajme

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
18
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
10
Next Post
Lumir Abdixhiku: A po i kthehemi rrugëtimit me LDK-në, apo ta dorëzojmë Kosovën tek e majta

Lumir Abdixhiku: A po i kthehemi rrugëtimit me LDK-në, apo ta dorëzojmë Kosovën tek e majta

Më të fundit

  • A i ka votat për Qeverinë Konjufca?
  • Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”
  • Ja çka thot Ambasada e Kosovës në Shkup për vdekjen e 25-vjeçares në Tetovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi