Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve.
Një prej deputetëve është mbajtur për krahu nga disa deputetët. Nga videot e publikuara, Hajdar Beqa, cili shihet që është përplasur me deputetin e VV-së, Besim Muzaqin.
Mirëpo, pas përplasjes mes deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti është parë duke i thënë përkrahje kryesueses së seancës Saranda Bogujevci.
Haliti shihet i afërt me Bogujevcin pas përplasjes që ndodhi.