Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se kanë nisur ndërtimin e tetë shtëpive të reja, dy në komunën e Prizrenit dhe gjashtë në komunën e Lipjanit.
Kastrati përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar bamirësit të cilët kanë mundësuar nisjen e këtyre shtëpive.
Shkrimi i plotë i Kastratit:
“8 shtëpi të reja u nisen sot
Ahh lotët e tyre, secili histori në vete, të stërmbushur me halle e derte
Nga kushtet e rënda e nga mos pasja loton baba
Nga kërkesat e fëmijëve e nga pamundësia e plotësimit të kërkesave të tyre ofshon nëna
Do ditë lloj lloj heke e lloj lloj sikleti, por i madh e i vogël, plak edhe i ri, të gjithë të gjuhen në përqafim kur të ju thuhet “Ne kemi ardhur te ju nisim shtëpinë e re”
Vetëm sot u nisen 2 shtëpi me komunën e Prizrenit dhe 6 shtëpi në komunën e Lipjanit
Bamirës lumi ju se çfarë lutjesh bëhen për ju, lumi ju për uratat dhe falënderimet që bëhen për ju, lutemi edhe ne për ju Zoti kurrë mos me ju humbtë”, ka shkruar Kastrati.