Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, duke folur për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës diku ka gabuar, por që nuk mund të fajësohet askush
Ai ka theksuar se fitorja e LDK-së në Istog është bindëse.
“Sigurisht se sot kam ardhur me një vullnet më të fortë në zyrë të Komunës. Unë jam shumë i lumtur që në Istog është zhvilluar një proces i mirë – më i mirë se herët tjera. I vlerësoj sjelljet e partive politike, është treguar një sjelle e mirë. Në bazë të vëzhguesve tonë, mbrëmë kemi fituar rreth 49 për-qind të votave. Unë kam thënë edhe më parë se LDK-ja do t’i fitojë mbi tetë mijë vota në Istog. Kjo fitore e LDK-së në Istog është bindëse”, ka thënë Rugova për KlanKosova.
Rugova ka thënë se partia e tij ka gabuar diku dhe kjo sipas tij është çështje që duhet të analizohet.
“Diku kemi gabuar dhe kjo është një çështje që duhet ta analizojmë. Vërtetë diku kemi dështuar dhe ky është rezultat i dështimit tonë. Nuk mund ta fajësojmë askënd”, ka thënë Rugova.