Zëvendëskryeministri i Qeverisë së shkarkuar, Haki Abazi, i ka treguar Richard Grenellit se Qeveria e Kosovës e ka hequr tarifën ndaj Serbisë.
Ka thënë zyrtari amerikan po tregon mosrespekt për Kosovën duke kërkuar të hiqet edhe reciprociteti.
Këtë reagim Abazi e ka bërë pasi Thaçi paralajmëroi Qeveri të re e Grenell heqjen e tarifës.
“Tarifa tashmë është hequr.
Udhëheqësit e vërtetë dhe përfaqësuesit e popullit të Kosovës u zgjodhën më 6 tetor 2019. Pse po tregon mosrespekt për një vend demokratik miqësor dhe qeverinë e tij? Liderët në demokraci përcaktohen nga zgjedhjet dhe mbështetja/votat e njerëzve”, ka shkruar Abazi në twitter.
Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell përmes një ‘retweeti’ ndaj postimit të Presidentit Thaçi në Twitter, ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet, raporton Gazeta Express.
“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.