Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Energji.
Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express Kryesusi i këtij komisioni, deputeti Hajdar Beqa.
Sipas tij, Abazi s’ka paraqitur dorëheqjen me shkrim, por s’ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të Komisionit dhe përmes “WhatsApp’it” ka thënë se ka dhënë dorëheqje.
“Dorëheqje zyrtare s’ka dhënë, por s’ka marrë pjesë në asnjë mbledhje dhe me mesazh përmes rrjeteve sociale, në një grup që e kemi në WhatsApp, ka njoftu se s’do të marrë pjesë në mbledhje dhe ka thënë se ka dhënë dorëheqje. Është mirë me pyet atë. Tash i takon Vetëvendosjes me dërgu emrin e ri për zëvendësim”, ka thënë Beqa