Në muajin mars, emisioni “KallxoPernime”, ka transmetuar hulumtimin rreth krijimit të trupave inspektuese për kontrollin e cilësisë së naftës duke gjetur shkelje e ngritur dyshime përformën e funksionimit të kësaj fushe.
Skema e kontrollit të cilësisë së naftës funksiononte përmes njeriut i cili inicioj këtë punë, ish ministri i Ministrisë së Tregtisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.
Ndërsa njëri nga personat i cili përfitonte nga ky vendim ishte baxhanaku i Endrit.
Për më shumë rreth skemës, mund të ndiqni hulumtimin e KALLXO.com rreth kësaj teme.
Gjatë ditës ë sotme, ministrja e Ministrisë së Tregtisë, Rozeta Hajdari njoftoi se kontrolli i cilësisë së naftës, i është kthyer Doganës së Kosovës.Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kontrollin e cilësisë së naftës këtë vit ia mori Doganës së Kosovës dhe e kaloi te trupat inspektuese private të emëruara nga kjo Ministri.
Valdet Teneqja, kompania e të cilit u emëruar për kontrollin e cilësisë së naftës.Ndërsa, personi i cili i vendosi rreth kësaj skeme është ish ministri i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, i cili vendosi që certifikata e konformitetit të mos lëshohet nga Dogana e Kosovës por nga kompanitë private, e i njëjti nuk e shfuqizonte udhëzimin administrativ edhe pse kishte pranuar disa shkresa nga kryeministri Avdullah Hoti.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nëpërmes një vendimi, u kishte dhënë dy kompanive të drejtën për kontrollin e cilësisë së naftës: kompanisë së Jakup Gashit dhe kompanisë së Valdet Teneqes.