• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hajni, hajni: 11 mijë e 748 euro është paguar një biletë aeroplani nga buxheti i shtetit

19/09/2020 - 05:51:54
Hajni, hajni: 11 mijë e 748 euro është paguar një biletë aeroplani nga buxheti i shtetit

Pas pesë muajsh, përfaqësuesit shtetërorë mund të mbesin pa udhëtuar me aeroplanë në vizita zyrtare. Nëse vazhdojnë të shpenzojnë me ritmin e njëjtë në aviobileta, në këtë kohë do të harxhohet shuma e kontraktuar prej 5 milionë eurosh, ani se ajo ishte planifikuar të mjaftonte deri në fund të vitit 2021.

Për shërbime të transportit ajror, Agjencia Qendrore e Prokurimit e kishte kontraktuar kompaninë “Malësia Reisen”, meqë ajo kishte ofruar tarifën më të lirë të shërbimit. Por biletat që i ka siguruar gjatë realizimit të kontratës kanë çmime astronomike.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Boll marre: Babë e bir rrahen mes vete në Istog

May 4, 2025
16
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Arrestohet burri i cili dyshohet se e dhunoi një grua, në Obiliq

December 23, 2024
14

Vetëm fatura e një bilete për Ministrinë e Punëve të Jashtme peshon 11 mijë e 748 euro. Edhe dy të tjera të prera për Presidencën kanë çmimin mbi 11 mijë euro.

Prejse kjo kontratë ka nisur të zbatohet në dhjetor të vitit 2018, janë lëshuar 8 mijë e 570 bileta me kosto mbi 4 milionë euro. Me çmim më të lartë se 1 mijë euro ishin procesuar 573 bileta.

Çmimet janë në shpërputhje me kontratën, e cila kërkonte kosto sa më të ulët.

Në AQP nuk kanë një raport që tregon destinacionet, për të cilat janë nxjerrë biletat e shtrenjta.

E, në kompaninë “Malësia Reisen” kanë thënë se gjatë realizimit të kontratës e kanë arkëtuar vetëm tarifën e shërbimit për biletë prej 3 eurosh.

Por, KOHA ka gjetur se për më shumë se 2,200 bileta mungojnë të dhënat në raportet e nxjerra nga sistemi relevant ndërkombëtar, që tregon çmimin real të shitjes. Kësisoj, institucionet e kanë paguar kompaninë, pa dërguar ajo në Agjencinë Qendrore të Prokurimit dëshmi të besueshme që tregojnë nëse çmimi ishte real, ose nëse biletat ishin blerë vërtet apo jo.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Agjencia Kundër Korrupsionit prej vitesh ka alarmuar se kompanitë që shteti i kontrakton për shërbime të transportit ajror e kanë mundësinë që të manipulojnë me çmimet.

Presidenca është institucioni kampion për kah mesatarja e çmimit të biletave, e cila është 893 euro. Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme për koston totale, krahasuar me institucionet e tjera, e që arrin në afro 800 mijë euro.

Përderisa institucionet nuk kanë inspektuar kompaninë për të parë nëse në sistem ka ndryshuar çmimet me rastin e printimit të biletave, shteti i ka dy rrugë për të mos bllokuar udhëtimet zyrtare: Të shpallë tender të ri ose ta aktivizojë një nen të kontratës, i cili mundëson që pa tender të vazhdojë shërbimin e njëjtë nga “Malësia Reisen” deri në vlerën 30 për qind të kontratës 5-milionëshe.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Boll Marre

Boll marre: Babë e bir rrahen mes vete në Istog

May 4, 2025
16
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Boll Marre

Arrestohet burri i cili dyshohet se e dhunoi një grua, në Obiliq

December 23, 2024
14
Boll marre: Peci ja refuzoi grandin grave të Krushës, e ja dha 100 mijë euro  vëllait të Fitore Pacollit
Boll Marre

Boll marre: Peci ja refuzoi grandin grave të Krushës, e ja dha 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

November 16, 2024
24
Fakte rreth seksit që nuk i keni ditur
Boll Marre

Boll Marre: Një grua në Prishtinë është sulmohet seksualisht

September 17, 2024
28
Policia zbulon, arreston dhe ndalon dy grupe të hajnave në Prizren që vodhën mbi 22 mijë euro mall
Boll Marre

Arrestohet burri qe e detyroi të dashurën të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj

May 13, 2024
90
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Boll Marre

Ky burrë e grua e rrahin njëri-tjetrin në Pejë

May 13, 2024
111
Next Post
Rrahje “te kafet e vogla” në Prishtinë

Rrahje “te kafet e vogla” në Prishtinë

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi