Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se hajnat në Prizren dje kanë vjedhur 60 euro nga kasaforta e xhamisë në rrugën Jusuf Balaj në këtë qytet.
Imami i xhamisë e ka raportuar rastin në polici.
Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga kasaforta i kanë vjedhur 60 € para të gatshme.
Njësiti policor është duke hetuar rastin.