Policia ka njoftuar se disa persona janë futur me dhunë në një shtëpi në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.
Hajnat kanë vjedhur rreth 2,100 euro, ndërsa bëhet e ditur se ndaj pronarëve të shtëpisë është ushtruar dhunë fizike.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti po cilësohet si vjedhje grabitqare.