Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një lokal në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë,
Policia e Kosovës ka njoftuar se hajnat kanë hyrë me forcë në lokalin e viktimës duke vjedhur 40 telefona dhe një kompjuter.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:36 në Suharekë.
Rasti në Polici po vazhdon të hetohet si “Vjedhje e rëndë”.