Pas publikimit të lajmit se gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, ka kërkuar largimin e tij nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar të verës, është ish-trajneri i tij, Pep Guardiola, i cili ka kontaktuar me argjentinasin duke e ftuar t’i bashkohet skuadrës së Manchester Cityt.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘Goal’, të cilët shkruajnë se Guardiola i ka bërë të ditur Messit se do të ishte i lumtur nëse do ta kishte në skuadër 34 vjeçarin.
Kujtojmë se klauzola e lirimit të Messit nga Barcelona është 700 milionë euro, por sulmuesi mund të largohet falas. Kjo pasi në kontratën e argjentinasit ka një klauzolë që e lejon atë të largohet nga Barcelona një vit para se ti përfundojë kontrata.