Në grupin propagandues të pushtetit në Internet “Me Kryeministrin” tashmë po i jepet lamtumira kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.
Përveç lamtumirës, ky grup ka nisur edhe me fyerje të ulëta në drejtim të znj. Daka – e cila në muajt e fundit ka pasur përplasje të vazhdueshme me anëtarin e partisë Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshin.
Periskopi përmes burimeve të saj njoftoi që Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, i kishte kërkuar Dakës dorëheqjen
Po ashtu, Periskopi kishte mësuar që znj. Daka kishte refuzuar mundësinë që të jepte dorëheqje nga kjo pozitë.
Por, komentet e bëra në grupin “Me Kryeministrin” janë vërtet trishtuese. Një komentues në baza seksiste i ka kërkuar asaj që të “ziej pasul” derisa të tjerë kanë përdorur edhe fyerje eksplicite.