Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.
Më saktë rasti ka ndodhur në rrugën 22 Maj dje rreth orës 11:17.
Dëshmitarja femër ka treguar policisë se në një pusetë në oborrin e shtëpisë ka gjetur një familjar të saj të vdekur.
“Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar.”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me trupin e pajetë të viktimës do të merret Instituti i Mjekësisë Ligjore.
“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML.”, thuhet në raportin e policisë.