Një grua nga Gjakova ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente në sasi të pakontrolluar.
Telegrami mëson se e njëjta është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe është duke u trajtuar.
Siç mëson gazeta, motivi i konsumimit të medikamenteve, dyshohet të jetë presioni i shkaktuar nga i dashuri me të cilin viktima është në lidhje jashtë martesore.
Telegrami mëson se gruaja është jashtë rrezikut për jetë.