Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën për përfshirje në tri (3) raste të ndryshme të veprave panele vjedhjeve, raste këto të raportuara në dy javët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane dhe qendra tregtare në Mitrovicën e Jugut.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 28 maj 2021, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarën F. S., 34 vjeçare (femër), shtetase e Republikës së Kosovës, pasi e njëjta dyshohet që në lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale të vjedhjeve.
Në cilësi të provave materiale tek e dyshuara janë gjetur dhe janë sekuestruar mallra dhe gjësende të ndryshme.
E siç shihet, ajo kishte vjedhur edhe biberonë, këpucë e çokollata për fëmijë.
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
info@telegramisot.info