Ky është momenti kur një kliente nuk heziton që t’i heq brekët për t’i përdorur si maskë mbrojtëse, pasi ishte paralajmëruar nga punonjësja e marketit se nëse nuk ka maskë të vendosur në fytyrë, do ta nxjerrnin jashtë.
Gruaja u filmua në marketin Pick n Pay në Afrikën e Jugut, pasi pjesëtarja e sigurimit i kërkoi që të vendosë maskën nëse dëshiron të shërbehet.
Pasi që nuk kishte maskë me vete dhe u kërcënua nga sigurimi se do ta nxjerrin nga marketi, ajo nuk hezitoi t’i heq brekët të cilat i shfrytëzoi si maskë mbrojtëse.
E pamjet e këtij momenti janë bërë virale, e shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale kanë kritikuar gruan për mosrespektimin e masave anti-COVID.