Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë kur Donald Trump do të bëhet përsëri president do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçit.
Grenelli përmes një postimi në platformën “X” ka drejtuar akuza kundër prokurorit Jack Smith.
“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi në Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar Grenelli.