I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka raportuar dje tek Presidenti Amerikan, Donald Trump, rreth punës dhe detyrës së tij. Kjo është konfirmuar nga vet ai në një postim në rrjete sociale, ku përmes një mesazhi të thjeshtë, ka bërë të ditur se dje i ka komunikuar detajet e ngjarjeve të fundit, duke përfshirë edhe ato me Kosovën
Gjatë një udhëtimi zyrtar dje në aeroplanin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell i ka raportuar këtij të fundit rreth punës së tij.
Kjo është bërë e ditur nga vet ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar shkurtimisht ‘Briefing POTUS’ e që i bie ‘duke raportuar Presidentin’.
Ndonëse deri para pak një jave mbante tri poste mjaft të rëndësishme, si Shef i Agjencive të Sigurisë, ambasador amerikan në Gjermani, dhe i emëruar special për dialogun Kosovë-Serbi, lirisht mund të thuhet se Grenell ka raportuar për të tri çështjet.
Kjo e fundit, përfshirja në një marrëveshje të mundshme paqeje mes Kosovës e Serbisë, mbetet detyra e tij më e rëndësishme, ku për herë të parë që nga pas lufta një zyrtar i lartë angazhohet kaq shumë në një çështje të vendit.
Deri tash, diplomati Richard Grenell është treguar i prerë më Qeverinë Kurti, së cilës i ka kërkuar heqjen e plotë taksës, pa kushte dhe pa vendosur masa reciprociteti.
Ky reagim ka nervozuar mjaft shumë militantët e VV’së ku shumë prej tyre janë shprehur se ‘Kosova më nuk ja ka nevojën Amerikës’.
Sidoqoftë, LDK, partneri në koalicion i Albin Kurtit, ka pasur qëndrime më pro amerikane, ku disa herë kanë theksuar se janë për heqje të plotë të taksës, dhe se do të pranojnë çdo kërkesë të SHBA’së.
Nga kjo parti javën që po lëmë pas deklaruan se thuajse në secilin institucion, nga amerikanët u kanë ardhur mesazhe se së shpejti mund të mbërrijnë edhe sanksionet, pas papërgjegjshmërisë së tyre politie.
Amerikës, siç duket i ka humbur durimi me lidershipin kosovar, ku shumë shpejt nëse nuk vendoset për një qendrim final, priten edhe sanksionet e tyre në vend.
Kujtojmë se Metro para pak ditësh ka raportuar ekskluzivisht se Shtëpia e Bardhë ka dërguar njoftim me shkrim në Departamentin e Mbrojtjes, në USAID dhe në Fondin MCC (Millenium Foundation Kosovo), për pezullimin e menjëhershëm të të gjitha investimeve për projektet që kanë të bëjnë me FSK’në dhe Qeverinë e Kosovës deri në fund të javës, si pasojë e mos heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.