Dje rreth orën 19:00 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një shtëpi në Marmullë të Gjakovës.
Ankuesi ka njoftuar policinë se grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e vëllait të tij dhe kanë vjedhur në kasafortë bashkë me një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, transmeton Klan Kosova.
“Sipas viktimës të dyshuarit kasafortën e kishin tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia të cilën e kishin hapë me forcë por kur ai kishte shkuar në drejtim të tyre ata i kishin thënë ik dhe kishin shtënë dy herë me armë drejtimi nuk dihet dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku është gjete dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”.