Është kryer dje një grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj.
Sipas policisë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. “Rr. Besim Rexhepi, Ferizaj 06.03.2024 – 1:50.
Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në pompën e derivateve ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300€ para të gatshme dhe është larguar. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.