Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rrreth orës 10:00 në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se dyshohet se është grabitur një shumë parash, ndërsa Policia më pas ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.
Policia, në koordinim me Prokurorinë, Ahmeti tha se “po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”